
13\05\2022 14:33
Në seancën e Kuvendit të Kosovës po diskutohet për ngritjen e pagës minimale në vend.
Mirëpo, për këtë projektligj nuk janë duke u pajtuar deputetët e partive opozitare PDK, LDK dhe AAK.
Lidhur më këtë deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se në rast se Qeveria e Kosovës, nuk i përfill kërkesat e tyre do të këtë protesta nga veteranët.
“Ne duhet të jemi shumë serioz dhe kërkoj nga ministri Murati të ketë një diskutim shumë serioz mes dy leximeve. Unë kisha kërkuar prej jush prej grupit parlamentar të VV-së të ulemi e të diskutojmë haptazi. Ne si grup parlamentar është tepër me rëndësi që kjo kategori e njerëzve të mos diskriminohen në emër të një procesi tjetër”.
“Unë nuk e di qysh e merr gjumi dikush që u paraqit veteran e nuk është veteran. Duhet të ulemi të diskutojmë e mos të bëjmë një gabim shumë të madh. Në qoftë se ne vijmë dhe e miratojmë pagën minimale 250 euro pa një zotim i’u garantojë se keni me pas protesta. AAK në këtë rast e kundërshton dhe voton kundër. Po ju them me përgjegjësi të plotë se keni me lëshu pe. Protestat kanë me erdh në atë pikë se keni me u detyrua me lëshu pe. Ju garantojë që protestat i keni përpara. Unë nuk muj u’a thirri, por ata vetë do të protestojnë”, tha Tahiri.