News That Matters

Tahiri: Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto

13/04/2022. 15:56

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovë për ngritjen e pagës minimale në 264 euro bruto.

Tahiri thotë se paga minimale duhet të jetë 370 euro neto që nënkupton 400 euro bruto.

Mandje, këtë vendim të Qeverisë, Tahiri e quan pazotësi për t’iu përgjigjur gjendjes së rëndë në vend.

“Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto, që nënkupton 400 euro bruto. Vendimi i sotëm është edhe një pazotësi e qeverisë me ju pergjigjë gjendjes së rendë në vend. Në fakt, vlerësimet e fundit tregojnë se 250 euro vetëm sa ka arritur paga në shumë veprimtari të sektorit privat”, ka shkruar Tahiri.

div.meta-author { display:none; }