
14/07/2022. 15:22
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i lumtur që gjatë 2 javëve të fundit Kuvendi i Kosovës ka miratuar disa ligje, që sipas tij, janë të rëndësishme për procesin e integrimit evropian.
Szunyog përmendi Ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Ligjin për Deklarimin e Pasurisë dhe Kodin e ri të Procedurës Penale
“Miratimi i këtyre ligjeve paraqet një hap kyç legjislativ në garantimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe ato janë gjithashtu pjesë e Agjendës së Reformës Evropiane”, ka shkruar Szunyog.
Tutje, ai ka shkruar se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe punën e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.