News That Matters

Suspendohet gjyqtarja që dënoi me 8 muaj e 8 ditë burgim dhunuesin e 15-vjeçares

08/11/2021 13:56
Gjyqtares, Florije Zatriqi, i kushtoi me suspendim dënimi i dhënë ndaj një personi të akuzuar për dhunimin e një 15 vjeçareje me vetëm tetë muaj e tetë ditë burgim.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka suspenduar gjyqtaren e Gjykatës Themelore në Pejë, Florije Zatriqi, deri në një vendim tjetër.

“Është themeluar paneli hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/10/2021/GJTHPE-AD/GJTHPE/15/21 dhe është vendosur për suspendimin e gjyqtares F.Z deri në një vendim tjetër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, thuhet në njoftimin e KGJK-së.

div.meta-author { display:none; }