
20/10/2021 12:02
Tre ndeshje të futbollit kosovar direkt në Artmotion: Vëmendja tek Gjilani – Drenica, por nuk mbesin mbrapa as dy duelet tjera
Pas tre ndeshjeve të djeshme nga BKT Superliga e Kosovës në futboll, sot do të zhvillohen edhe dy duele të tjera në kuadër të elitës dhe një tjetër në kuadër të VIVA Fresh Ligës së Parë.
Të tre duelet fillojnë nga ora 13:00 dhe transmetohen në platformën Artmotion.
Në Art Sport 1 vjen përballja mes Dukagjinit dhe Ballkanit që komentohet nga Jon Ajeti teksa ka rëndësi të madhe pasi Ballkani do kërkojë pikë të plota për tu rikthyer në krye të tabelës e po të njejtin qëllim të rrëmbimit të pikëve të plota do e ketë edhe Dukagjini, por këta të fundit i duan tre pikët për t’i ikur zonës së rrezikshme tabelore.
Në Art Sport 2 do keni mundësi të ndiçni super përballjen mes Gjilanit dhe Drenicës që vjen direkt nga stadiumi i qytetit në Gjilan nën komentimin e Emanuell Sylës. Këto dy skuadra bartin pozitat një dhe tre në renditje, andaj me plotë të drejtë kjo sfidë mund të cilësohet si ndeshja kryesore e kësaj mesjave të futbollit kosovar.
Dy ndeshjet e BKT Superligës nuk do jenë të vetmet, pasi në Art Sport 3 nën komentimin e Arbon Flugajt do të keni mundësinë të ndiçni edhe përballjen mes Flamurtarit dhe Vushtrrisë, e cila vjen në kuadër të xhiros së nëntë në Viva Fresh Ligën e Parë.