
20/12/2021 10:20
Janë arrestuar dy burra në Mitrovicë, pasi të njëjtit e kanë sulmuar seksualisht një vajzë.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima është dërguar në tretman mjekësorë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit kanë sulmuar seksualisht-dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë”, thuhet në raport.
Tutje, policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.