News That Matters

Sulmohet me armë policia kufitare në veri

06/08/2022. 14:43

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, është sulmuar me armë në veri të Kosovës, përkatësisht prej 10 të shtënash të njëpasnjëshme në drejtim të tyre.

Përgjatë së shtunës, njësia e lartcekur, derisa ka qenë duke e vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit, është sulmuar me armë zjarri.

Asnjë pjesëtar i njësisë policore kufitare nuk ka pësuar lëndime nga sulmi në fjalë.

Ndërkaq, bëhet e ditur se ndihmë njësisë policore i ka ofruar Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare.

Terreni po vazhdon të vëzhgohet nga Policia e Kosovës.

Ky nuk është i vetmi sulm ndaj Policisë së Kosovës.

Më 17 korrik, pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës kishin mbetur të lënduar si pasojë e një sulmi nga një kamion, i cili dyshohej për kontrabandim mallrash. Kamioni kishte dëmtuar automjetin e Policisë pas dy goditjesh.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës ishin penguar nga dy automjete civile në Komunën e Leposaviqit, gjersa kishin tentuar të ndalonin një kamion, i cili dyshohej për kontrabandim mallrash.

div.meta-author { display:none; }