News That Matters

Sulmohet faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit

24/01/2023 21:42

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se i është sulmuar faqja zyrtare nga hakerët dhe është mbyllur më pas.

Tutje në njoftimin e saj, FSHF-ja e ka dënuar këtë sulm që, sipas saj, është me prapavijë politike, njofton Klankosova.tv.

“Në një ngjarje të paprecedent, uebi i qeverisë së futbollit është sulmuar në mënyrë agresive nga hakerët dhe është mbyllur sot, pas publikimit të fakteve tronditëse për ndërhyrjen flagrante të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

“Në çastet që po flasim, faqja vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të këtij sulmi të qartë me prapavijë politike”.

“FSHF-ja dënon këtë sulm skandaloz të politikës dhe i bën thirrje që të tërhiqen sa më parë, pasi kjo taktikë mund të ketë pasoja të rënda për cilindo të përfshirë në këtë akt të turpshëm. Pavarësisht këtij sulmi, komuniteti i futbollit shqiptar do të vazhdojë të denoncojë të gjitha ndërhyrjet, sulmet dhe presionet e politikës dhe nuk do të tërhiqet përballë shantazheve dhe kërcënimeve të pushtetit”, thuhet në njoftimin e tyre.

div.meta-author { display:none; }