
25/05/2022. 12:26
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, thotë se ndanë dhimbjen me popullin amerikan pas sulmit në një shkollë në Teksas kur mbetën të vrarë 19 fëmijë dhe dy të rritur.
Osmani thekson se bashkëndjen me familjarët e fëmijëve dhe dy të rriturve që u vranë.
“E lënduar nga lajmi i të shtënave në një shkollë në Teksas. Mendimet tona janë me familjet e fëmijëve dhe të rriturve, jetët e të cilëve iu dhanë fund padrejtësisht përpara kohës. Ne ndajmë dhimbjen me popullon amerikan dhe ndjejmë trishtim me miqtë tanë për këtë”, ka shkruar Osmani në Twitter.