
15/04/2022. 16:58
Katër sulme janë bërë ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit gjatë dy ditëve të fundit.
Kjo ka bërë që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mbajë takim me strukturat e sigurisë në vend.
Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se si rezultat i pas zhvillimeve të fundit në vend si rezultat i veprimeve destabilizuese të Serbisë është mbajtur ky takim.
Kujtojmë se pas sulmeve ka reaguar Blerim Vela, Shefi i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar në Twitter duke fajësuar Serbinë për sulmet dhe se të njëjtat synojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë dhe politike në Kosovë.
“Ditët e fundit, Serbia dhe strukturat e saj kriminale kanë kryer disa sulme kundër Policisë së Kosovës në veri. Këto veprime të shoqëruara me tentativa dezinformuese synojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë dhe politike në Kosovë. Ata do të dështojnë, shteti i së drejtës do të mbizotërojë” ka shkruar Vela.