
01\04\2022 18:30
Studiuesja gjermane, Suzana Starikov përmes një postimi në Twitter thotë se kryeministri shqiptar, Edi Rama do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Ajo ka shkruar se ShBA ka insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s.
Sipas saj, kandidatë ishin Rama dhe kryeministrja e Estonisë, Katja Kalas.
“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se ShBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja Katja Kalas dhe kryeministri Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm?”, shkruan Starikov.
https://twitter.com/Intetyst/status/1509685496502435840?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2F%25e2%