News That Matters

STRESI DHE SEMUNDJET FIZIKE

02/03/2022 15:35

Përmbledhur nga Dr. Shaban A. Mecinaj mr.sci
Psikiater

Pjesa 2
Niveli i stresit, shkalla e veprimit te tij mbi organizmin varet nga rendesia, zgjatja, shpeshtesia, shumellojshmeria dhe numri i kerkesave qe i parashtrohen njeriut. Sa me i zgjatur ne kohe te jete stresi aq me i rende ka te ngjare te behet. Kjo nuk do te thote gjithmone qe stresori fuqizohet, po aftesia jone perballuese ulet, pra raskapitet. Veprimi i stresoreve behet me i rende kur keta veprojne ne te njejten kohe dhe kur jane rradhitur e ngjeshur njeri pas tjetrit. Stresoret e shumte ose te fuqishem cojne ne “shpenzimin” e organizmit, duke krijuar nje situate qe redukton ne menyre dramatike aftesine e organizmi per t’ju pershtatur kerkesave te mjedisit ku jeton. Aftesia intelektuale fillon te bie, pragu ndaj ngacmuesve rritet dhe reagimi behet i papershtatshem, keshtu ky stres e prodhon nje stres te ri. Nga situata te tilla fillojne te paraqiten semundje te ndryshme, disa prej tyre mund te jene te renda.

Duhet ditur se njerezit nuk reagojne ne te njejten mase dhe menyre ndaj stresit. Ne menyre te vecante tipi A i personalitetit eshte me i priruri per te reaguar me stres te fuqishem ndaj ngacmuesve te mjedisit. Ne menyre te permbledhur keta tipa perkufizohen si agresiv, ambicioz, konkurrues, te orientuar nga puna, kronikisht te padurueshem dhe gjithmone te preokupuar per realizimin e qellimeve brenda afateve. Ky tip eshte gjithmone vigjilent dhe ne gjendje alarmi. Pikerisht keta perbejne grupimin shoqeror me te prirur per stres te fuqishem dhe per te vuajt nga stresi.

A DUHET TA NENCMOJME STRESIN?!

Ne gjykimin thjesht biologjik, lidhja ndermjet situates se stresit kronik dhe semundjeve fizike nuk eshte e veshtire per t’u vendosur. Me ndryshimet biokimike qe ndodhin ne gjak si dhe me ndryshimet e tjera ne gjendrat endokrine dhe demtimin e mbrojtjes imunitare, faktoret stresor mund te shkaktojne nje numer te madh semundjesh ne organizem. Lidhja ndermjet stresit dhe semundjeve te zemres, hipertensionit arterial eshte e mirenjohur. Shume here te semuret me infarkt te miokardit tregojne se semundja ndodhi pas nje zenke ne pune, pas nje vdekjeje apo problemi familiar, pas nje debati te sforcuar apo nje humbjeje financiare. Ne qofte se arteriet e zemres jane paraprakisht te ngushtuara nga arterioskleroza, gjate stresit mbyllja mund te behet e plote dhe si pasoje mund e ndodhe infarkti.

Ndikimi i stresit eshte studiuar ne popullata masive gjate luftrave. Keshtu, 30% te banoreve te Leningradit kishin pesuar hypertension arterial gjate rrethimit te tij, gjate luftes se II Boterore. Ushtaret e rinj pas 1-2 muaj te pjesemarrjes ne lufte kishin nje rritje te presionit arterial diastolic (vlera e vogel) mbi 100mm Hg ne 27% te tyre. Ushtaret amerikane ne Luften e Korese kishin ne mase te madhe ateroskleroze te eneve te gjakut te zemres, si pasoje e stresit te luftes. Nuk jane te rralla vdekjet e papritura gjate emocioneve te forta. Rritja e presionit arterial e shkaktuar prej tyre mund te coje ne goditje te trurit. Stresi i zgjatur con edhe ne uljen e forcave imunitare. Keshtu jane te njohura demtime e mukozes se gojes ose infeksionet e tjera, sikur psh te studentet gjate periudhes se provimeve. Thinja e flokeve ndonese eshte gjithashtu nje e dhene anekdotale, tregon ndikimin e fuqishem gati te pabesueshem te stresit ne organizem. Rubrikat e semundjeve te shkaktuara nga stresi nuk mbyllen me kaq. Ulcerat e stomakut, semundjet nervore dhe deri tek kanceret kane ne historine e tyre veprimin e faktoreve stresore…

div.meta-author { display:none; }