News That Matters

Stoltenberg: Tensionet po rriten, Moska dërgon mijëra trupa në Bjellorusi

26/01/2022 23:32

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bën të ditur se ngritja ushtarake e Rusisë pranë Ukrainës po vazhdon me mijëra trupa shtesë dhe armë moderne, duke u vendosur në Bjellorusi.

“Tensionet po rriten,” u tha ai gazetarëve në Bruksel, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

“Ne shohim më shumë trupa, jo vetëm në dhe rreth Ukrainës, por edhe tani në Bjellorusi, ku Rusia është në procesin e vendosjes së mijëra trupave, qindra avionëve, sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 dhe shumë aftësive të tjera shumë të avancuara”, tha Stoltenberg, duke shtuar se kjo po ndodhte nën maskimin e një stërvitjeje.

div.meta-author { display:none; }