
28/04/2022. 22:42
Anëtari i kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në qeverisje ka bërë gabime të njëpasnjëshme.
Stavileci në Rubikon në Klan Kosova, ka thënë që pika kulmore e gabimeve të tyre sipas tij, ishte skandali i ambasadorit Martin Berishajt.
Këtë rast, Stavileci e ka quajtur “skandal të përmasave ballkanike”.
“Pika kulmore e tyre ishte edhe një skandal i përmasave ballkanike, ku ne e patëm edhe përzierjen e një zyrtari të lartë shtetëror të emëruar me procedura të përshpejtuara nga presidentja e vendit – të jetë në krye të një skandali që buroi nga mediat sllovene dhe i cili lidhet tash edhe me krizën energjetike”, tha tutje Stavileci.