News That Matters

Stadiumi 974 ku do të luhen ndeshjet për Kupën e Botës mund të lëvizet nga një vend në tjetrin

08/01/2022 15:57

Stadiumi 974 në Katar është stadiumi i parë që mund të transportohet dhe të zhvendoset nga një vend në tjetër për të luajtur. Është ndërtuar me 974 kontejnerë transporti dhe është i riciklueshëm.

Dizajni inovativ i Stadiumit 974 është frymëzuar nga tregtia dhe detaria mbarëbotërore e Katarit. 974 është kodi ndërkombëtar i telefonimit për Katarin, si dhe numri i saktë i kontejnerëve të transportit të përdorur në ndërtim.

Stadiumi me 40 mijë vende ka një dizajn të jashtëzakonshëm dhe do të jetë stadiumi i parë i turneut plotësisht i çmontueshëm në historinë e FIFA-s.

Synimi është që stadiumi të çmontohet dhe të rimontohet në një vend të ri pas turneut të futbollit në vitin 2022, ose të ripërdoret si një seri ambientesh më të vogla.

Stadiumi do të presë ndeshjen e parë më 30 nëntor, dhe do të jetë stadiumi i parë që tifozët e futbollit do të shohin me të mbërritur në Katar për turneun, për shkak të afërsisë me Aeroportin Ndërkombëtar Hamad.

div.meta-author { display:none; }