
05/04/2022 16:36
Sot në Spitalin e Përgjithshëm “Dr Sami Haxhibeqiri” Mitrovicë, U.d Drejtori Ekzekutiv Dr. Luljeta Zhubi, priti 2 doktorë për të nënshkruar kontratën për të filluar punë në spitalin e qytetit.
Dy doktorët që iu shtuan stafit mjekësor janë dy mitrovicas të njohur në qytetin e Mitrovicës.
Dr. Artan Haxhiu- Specialist Otorinolaringolog
dhe Dr. Fatmir Idrizi-Specialist Urolog, janë dy mjekët që filluan punën sot.
Ndryshe në spitalin e Mitrovicës ka ende mungesë të madhe të mjekëve, mirëpo fillimi i punës nga Haxhiu dhe Idrizi pritet që sado pak do ta zbut mungesën e madhe.