News That Matters

Spitali i Vushtrrisë Pejës dhe Prizrenit, nuk kanë më pacientë me COVID-19

22/10/2021 10:20
Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit nuk ka në trajtim asnjë pacientë me COVID-19, sikurse edhe në Spitalin e Pejës dhe Vushtrrisë, ndërkaq në spitalet e tjera në trajtim janë 15 pacientë.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës duke u trajtuar janë 57 pacientë, 24 me oksigjeno-terapi dhe katër në mjekim intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore, njofton Klan Kosova.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 11 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 6 pacientë

Spitali i Gjilanit, 3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë

div.meta-author { display:none; }