News That Matters

Spitali i Gjilanit: Stivi Frashëri ka shtypje në zonën e kokës, është jashtë rrezikut për jetë

03/04/2022 16:59
Stivi Frashëri, portieri i skuadrës së Ballkanit, është jashtë rrezikut për jetë, bëjnë të ditur nga spitali i Gjilanit.

Frashëri u godit në kokë nga tifozët e Gjilanit, në derbin Gjilani-Ballkani. Portieri thuhet se mbeti pa ndjenja në vendin e ngjarjes, por mjekët në spital thonë se në momentin kur ka arritur në spital, portieri ka qenë me vetëdije.

Ndonëse është jashtë rrezikut për jetë, portieri i Ballkanit ka shtypje në zonën e kokës dhe në trup.

“E kemi pranuar një pacient. Është ekzaminuar nga kirurgu kujdestar që ka qenë. Nuk vërehet për ndonjë thyerje. Ka shtype në zonën e trupit dhe të kokës. Momentalisht nuk ka ndonjë rrezik”, ka thënë Arsim Emini për ‘KlanKosova’.

“Në spital ka ardhur me vetëdije, ndonëse në vendin e ngjarjes ka deklaruar se i kishte humbur vetëdija. Tash është duke u monitoruar. Bashkë me të ka ardhur edhe mjeku i skuadrës së Ballkanit”, shtoi Emini, nga spitali i Gjilanit.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit është suspenduar pas këtij rasti.

div.meta-author { display:none; }