News That Matters

Spitali i Ferizajt pajiset për herë të parë me mamograf

21/11/2021 15:10
Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt është pajisur për herë të parë me mamograf. Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës , në faqen zyrtare të këtij shërbimi në Facebook.

“Në kuadër të furnizimit me pajisje mjekësore të spitaleve të përgjithshme, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka pajisur me Mamograf, Spitalin e Ferizajt.Ky spital për herë të parë bëhet me paisje të Mamografit, e cila është montuar dhe pritet të fillojë së shpejti me punë”, bënë të ditur ShSKUK.

div.meta-author { display:none; }