
21.01.2022
Meteo-Kosovo njofton se sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje bore, më të intensifikuara gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes.
Reshjet më pas pritet të humbasin intensitet dhe territor gjatë pjesës së parë të ditës, duke mbetur vetëm të izoluara gjatë pasditës në ndonjë rajon.
Vonë pasdite pritet vranësirat të tërhiqen, ku pritet acar i madh në mbrëmje.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në -1°C, ndërsa ato maksimale prej -1 deri në 2°C.