
24/01/2022 08:00
Gjatë ditës së sotme në Dhomat e Specializuara në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Organizatës së veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Gjykimi i tyre do të nisë në ora 08:00 dhe pritet të përfundojë në 16.
Ish-pjesëtarët e UÇK-së po mbahen në Hagë nën akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe “Pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”.