News That Matters

Sot vashat e Kosovës luajnë përballë atyre të Norvegjisë për kualifikimet e Kupës së Botës

21/09/2021 09:35

Vashat e Kosovës në futboll do t’i presin ato të Norvegjisë për të zhvilluar xhiron e dytë në fazën e grupeve për kualifikimet e Kupës së Botës.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 19:00.

Kosova që gjendet në grupin F pozicionohet në vendin e pestë me një pikë, aq sa ka edhe Polonia, Belgjika e Shqipëria, teksa Norvegjia gjendet në vendin e parë me tri pikë dhe me një lojë të zhvilluara.

div.meta-author { display:none; }