
29/09/2021 09:40
Çdo vit Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Federatën Botërore të zemrës organizojnë Ditën Botërore të Zemrës.
Dita Botërore e Zemrës mbahet në nivel global çdo vit më 29 shtator, me qëllimin kryesor të saj ndërgjegjësimin informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare (SKV), të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën. Dita Botërore e Zemrës gjithashtu, synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Sëmundje kardiovaskulare (SKV) është një term i gjerë dhe përfshin një sërë sëmundjesh që ndikojnë në zemër dhe në enët e gjakut. Një atak në zemër ose goditje në tru mund të jetë paralajmërimi i parë i një sëmundjeje kryesore.
Ka shumë lloje sëmundjesh që mund të japin goditje në zemër ose goditje në tru, prandaj, për lehtësi, këto sëmundje i ndajmë në tre grupe të mëdha: në sëmundje që ndikojnë drejtpërdrejt në zemër, në tru dhe në sistemin periferik të qarkullimit të gjakut.
Llojet e sëmundjeve kardiovaskulare përfshijnë:
I.Sëmundjet kardiovaskulare të lidhura me zemrën
Sindroma koronare akute Kardiomiopatia
Angina Aritmia
Sëmundja kongjenitale e zemrës Sëmundja koronare e zemrës
Insuficienca e zemrës Sëmundja inflamatore e zemrës
Sëmundja ishemike e zemrës Sëmundja reumatizmale e zemrës
Sëmundja e valvulës