
24/01/2022
24 janari shënon 103 vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit. Njëri nga autorët e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë vdiq 3 vite e një ditë pas, bashkëpunëtorit të tij Isa Boletini.
Qemali u lind më 16 janar të vitit 1844 në qytetin e Vlorës në Shqipëri dhe ishte diplomat, politikan, rilindas, burrë shteti dhe njëri nga themeluesit e Shqipërisë moderne.
Ai në fakt ishte autori kryesor i Deklaratës së Pavarësisë dhe më pas shërbeu si kryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm i Shqipërisë gjatë periudhës 1912-1914.
Hemorragjia cerebrale e goditi më atë më 23 janar dhe si pasojë paralizimi. Për të përballuar sëmundjen nuk patën dobi as mjekimi i doktor Leone Pernossi dhe të konsulentëve, prof. Silvestrini dhe prof. Righetti.
Varrimi i burrit të shquar në Vlorë, që konsiderohej si Ati i Pavarësisë së Shqipërisë, përveç rëndësisë politike përmbante me vete edhe probleme politike. Vlora ndodhej nën pushtimin ushtarak italian dhe egzistonte frika se sjella e arkivolit me trupin e Ismail Qemalit në Vlorë do të shërbente si shkëndijë për manifestime patriotike.
Nga Peruxha, trupi i pajetë i Ismail Qemalit, i cili fill pas vdekjes u balsamos, arriti në Vlorë në mbrëmjen e 10 shkurtit 1919. Atë natë arkivoli u vendos në komandën ushtarake italiane që ndodhej në skelë. Ceremonia e varrimit u krye dy ditë më pas, ditën e mërkurë më 12 shkurt 1919.