
04/09/2021 09:13
Sot në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojë seanca plenare, për të pasuar më pas me seancë të re.
Në seancën vazhduese që do të fillojë në orë 10:00 do të jetë votimi i raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020-të.
Ndërsa në seancën e re plenare do të jenë 12 pika në rend të ditës.