
Superliga e Kosovës do të ketë sot vetëm një ndeshje në orar.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, Prishtina do t’a presë sot skuadrën mitrovicase, Trepça ’89.
Skuadra e Prishtinës vjen në këtë ndeshje nga pozita e katërt, me 21 pikë në 12 ndeshje dhe shihet favorite para ’89-shit që ka 11 pikë në 12 ndeshje, në pozitën e parafundit.
Ndeshja mes Prishtinës dhe Trepçës ’89 do të luhet me fillim nga ora 18:00.
Biletat për këtë ndeshje mbajnë çmimin 2 euro për sektorin e lindjes kurse 3 euro në sektorin e perëndimit.
Ndeshja është e vlefshme për xhiron e 9-të të Superligës së Kosovës.