News That Matters

Sot nis vaksinimi me dozën e tretë në Shqipëri

01/11/2021 10:22

Aplikimi i dozës së tretë të vaksinës së COVID-19 për personat mbi 60 vjeç ka nisur sot në Shqipëri.

Vaksinimi me dozat e treta do të bëhet kryesisht me të njëjtën vaksinë, por mund të ketë edhe kombinime.
Po ashtu, nga sot, ftohen të vaksinohen edhe fëmijët mbi 16 vjeç dhe ata 12-15 vjeç që vuajnë nga sëmundje me ulje të imunitetit. Vaksinimi i fëmijëve do të bëhet me lejen e prindërve.

Këto vendime u bënë publike nga Komiteti Teknik i Ekspertve në mbledhjen e 22 tetorit, ndërsa propozimi ishte bërë pak ditë më parë nga Komiteti i Imunizimit.

Aplikimi i dozës së tretë të vaksinës dhe vaksinimi i fëmijëve janë praktika që po ndiqen tashmë edhe nga shumë vende të tjera të zhvilluara, për të penguar përhapjen e COVID.

Ndërkohë numri total i vaksinimeve të kryera në vend ka shkuar në mbi 1 milion e 900 mijë./ TCh

div.meta-author { display:none; }