News That Matters

Sot në New York pritet të mbahet marshi “RallyForHerJustice”

28/10/2021 09:27
Marshi “RallyForHerJustice” pritet të mbahet sot në shtetin e New York në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para Konsullatës së Serbisë.

Kjo për të drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë.

Nismën e këtij marshi e ka mbështetur presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, këngëtarja e njohur Dua Lipa si dhe shumë fytyra të njohura publike.

Deputetja Vasfije Krasniqi – Goodman është gruaja e parë në Kosovë që ka treguar hapur se është dhunuar seksualisht nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo në një intervistë për Radio Evropën e Lirë thuhet se në marsh do të marrin pjesë edhe viktima të dhunës seksuale nga Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina.

div.meta-author { display:none; }