News That Matters

Sot luhen tri ndeshje në Superligën e Kosovës

29/09/2021 10:12

Sot do të luhen tri ndeshjet e para në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës.

Ndeshja e ditës pritet të jetë përballja mes Gjilanit të Ismet Munishit dhe Llapit të Batatinës.

“Skifterat” janë në formë të mirë në ndeshjet e fundit, ku edhe arritën ta mposhtin Dritën në derbin lokal në vikend, teksa Llapi synon këndelljen pasi gjendet në vendin e fundit në tabelë.

Përballja tjetër mes Ballkanit dhe Feronikelit, ku skuadra nga Suhareka synon fitoren që të mbetet lider, teksa Feronikeli pas humbjes së fundit, do të shikojë që të rikthehet te fitorja.

Ballafaqim tjetër interesant do të jetë edhe ai në mes Drenicës dhe Malishevës, dy ekipet që e kanë filluar sezonin mirë, ku gjenden në pozitën e dytë dhe të tretë respektivisht.

Të gjitha takimet fillojnë nga ora 15:00

div.meta-author { display:none; }