
27/09/2021 20:56
Sot në mbarë Botën është shënuar “Dita Botërore e Turizimit”
Kjo ditë, e përcaktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, synon të nxisë vetëdijësimin për vlerat sociale, kulturore dhe ekonomike të turizmit, si dhe kontributin e turizmit në arritjen e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Po ashtu kjo ditë është shënuar edhe në Kosovë, ku Oda e hotilerisë dhe Turizmit ka organizuar një tryezë me temën:Turizmi rural: mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Kosovë.
Ku sipas një postimi në faqen e tyre në “Facebook” thuhet se turizmi rural përqendrohet në pjesëmarrjen aktive në një mënyrë jetese rurale.
“Mund të jetë një variant mes agroturizmit dhe ekoturizmit. Shumë fshatra mund të lehtësojnë turizmin rural sepse shumë fshatarë janë mikpritës dhe të etur për të mirëpritur ndonjëherë edhe vizitorë dhe për të promovuar historinë e atij fshati, traditat, zakonet e ushqimet tradicioale”thuhet tutje në postim
/Radio-Ylberi/