News That Matters

Sot është përvjetori i vdekjes së Skënderbeut

17/01/2022 11:00

Sot është përvjetori i vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, ku janë bërë 554 vjet nga vdekja e tij.

Ai u lind në vitin 1403, ndërsa vdiq më 17 janar të vitit 1468 në Lezhë.

Heroi Kombëtar i përkiste familjes mbretërore të Kastriotëve, babai i tij ishte Gjon Kastrioti, ndërsa nëna Vojsava Tribalda.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu vdiq në moshën 63-vjeçare.

Ndërkaq, me rastin e kësaj dite, Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga kryeparlamentari, Talat Xhaferi, ministra, deputetë e kryetarë të komunave, në sheshin Skenderbeu në Shkup do të vendosin kurora lulesh.

div.meta-author { display:none; }