News That Matters

Sot është mabjtur testi i dytë i maturës, qendrat ku është mbajtur testi i maturës në Drenas i ka vizituar drejtori i DKA-së në këtë qytet

Drejtori i Arsimit në Drenas, Muhamet Gjoka së bashku me stafin e kësaj drejtorie, kanë vizituar qendrat ku është mbajtur testi i maturës për nxënës të klasave të dymbëdhjeta.

Gjatë vizitë, drejtori Gjoka ka uruar nxënësve suksese dhe rezultate sa me të larta në testin e maturës, duke shtuar se vetëm duke mësuar e arritur rezultate të mira në mësim, varët e ardhmja e nxënësve për vendin.

Lexo edhe: 

Miratohen masat e reja, kthehet ora policore e shkurtohet orari i gastronomisë

Gjatë kësaj vizite, drejtori Gjoka është njoftuar nga administruesit e testit të cilët e kanë informuar se testi ka filluar me kohë dhe nuk ka pasur asnjë incident gjatë mbajtjes së testit.

Në Drenas, testit të dytë të maturës i janë nënshtruar 341 nxënës dhe testi është mbajtur në dy shkollat e mesme.

div.meta-author { display:none; }