
21/03/2022 11:22
Data 21 mars, shënon ditën e parë të stinës së pranverës, e cila sipas kalendarit gregorian fillon në ora 5:30 të mëngjesit. Jemi zyrtarisht në fund të dimrit dhe për ndërrimin apo ndikimin e stinëve tek njerëzit.
Vitamina D, e cila prodhohet kur ne marrim rrezet e diellit, ndikon në ngritjen e hormonit të seratoninës, hormon ky i cili njihet edhe si hormon “ i të ndjerit mirë”. Në këtë rast nga drita e diellit kemi rënie të hormonit të melatoninës dhe dëshirën më të pakët për gjumë. Kjo ndjenjë e lumtur, mund të ndikojë në shumë fusha të jetës, ku sipas një studimi amerikan thuhet që njerëzit janë më të hapur, japin këshilla më bujare, janë më social në ditët me diell, gjithashtu relaksimi rritet kur kemi shëtitje gjatë ditëve me diell.”
Pranvera është stina e lulëzimeve të mëdha, e luleve shumëngjyrëshe dhe stina më me aromë e vitit. Por është gjithashtu edhe sezoni kur mund të mbjellim fara të reja, të cilat, me lulëzim e tyre do të mund ta bëjnë kopshtin tonë të bukur, deri në vjeshtën e ardhshme.