News That Matters

Sot, datë e veçantë: 29 çifte nga Vushtrria kurorëzuan dashurinë e tyre

22/02/2022 19:50

Gjatë datës 22.02.2022, dita e martë, në Komunën e Vushtrrisë u kurorëzuan gjithsej 29 çifte.

29 çifte kanë vendosur që pikërisht sot edhe zyrtarisht të lidhin kurorë duke kurorëzuar kështu lidhjet e tyre bashkëshortore në datën simbolike të 22 shkurtit, e cila me një kombinacion numrash duket të ketë tërhequr çiftet nga Vushtrria.

Zyrtarja e Kurorëzimeve në Komunën e Vushtrrisë, Suzana Sejdiu ka njoftuar që sot janë kurorëzuar 29 çifte, ku numri i të kurorëzuarve gjatë kësaj date është për një më i madh se sa në datën 02.02.2022

Suzana Sejdiu u ka uruar kurorëzimin të gjitha çifteve që kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në këtë datë të veçantë./VushtrriaOnline/

div.meta-author { display:none; }