News That Matters

Sonte ndërrohet ora

Si çdo vit në javën e fundit të marsit përfundon llogaritja e orës dimërore, akrepat e së cilës do shkojnë për 60 minuta përpara.

Sot e diel (26 mars) akrepat e orës të lëvizin për një orë përpara, gjegjësisht në orën 02:00 akrepat e orës do të zhvendosen në ora 03:00.

Dy herë në vit orët tona ndryshojnë për një orë dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë.

Pra do të flini pak më pak, por nga ana tjetër regjimi i ri do t’ju lejojë të përfitoni nga rrezet e diellit deri vonë, edhe falë zgjatjes së ditëve që sjell vera. 

Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë vendet e Evropës. 

Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981.

Ndërrimi i orës ka qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e dritës se diellit.

div.meta-author { display:none; }