News That Matters

Skenderbeu ka sot ditëlindjen

*Nga Kolë Krasniqi
Sot është ditëlindja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu!
Emrin e Gjergj Kastriotit -Skënderbeu e mbajnë me krenari shumë rrugë dhe sheshe te qyteteve më të mëdha të botës. Në disa metropole botërore si në Gjenevë, Londër, Paris, Madrid, Melburn, Buones Aires, Toronto, New York, Rom, Budapest etj., janë vendosur edhe përmendore të Skënderbeut.
Nuk ka vend në Evropë, Amerikë, Australi, Japoni etj., që nuk është shkruar apo nuk është përkthyer të paktën një vepër për trimërinë dhe heroizmin e Skënderbeut, në të cilat ai admirohet si mbrojtës i qytetërimit perëndimor nga hordhitë barbare osmane dhe si strateg ushtarak i përmasave botërore.
Në të gjitha vendet e botës perëndimore Skënderbeu vlerësohet si njëra nga dy figurat më te shquara te popullit shqiptar.
Skënderbeu për popullin shqiptar gjithmonë ka qenë burim frymëzimi për bashkim dhe çlirim kombëtar si dhe për shtet ndërtim. Ai përjetësisht mbetet nderi dhe krenaria jonë!

div.meta-author { display:none; }