
19/01/2022 12:12
Një ngjarje aspak e zakontë ka ngjarë dy ditë më parë në Skenderaj rreth orës 14:50 të mesditës.
Një person ka hyrë në shtëpinë e motrës së tij, prej ku ka vjedhur shportetin elektrik dhe lavatriqen të cilat i ka shitur më pas.
“I dyshuari përveç vjedhjes më parë kishte kanosur vëllain dhe babain e tij për çka kishte pas edhe urdhër mbrojtës ndaj familjarëve të tij, të cilin nuk e kishte respektuar”, njofton Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.