News That Matters

Skënderaj: Në një aheng familjar sekuestrohen dy armë

01/11/2021 09:23

​Gjatë orëve të mbrëmjes të datës 31 tetor 2021, në Stacionin Policor Skenderaj, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Polac, njofton Policia, trasmeton “Radio-Ylberi”

​Ndërsa pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’ rast në vendin e ngjarjes ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale fillimisht janë identifikuar disa gëzhoja, ndërsa nga dy të dyshuarit janë sekuestruar dy armë të llojit pistoleta.

“​Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy të dyshuarit F. Z.,37 vjeçar dhe M. K.,44 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.

​Ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ” Përdorim i armës” dhe ” Armëmbajtje pa leje”. thuhet tutje në njoftimin e Policisë

div.meta-author { display:none; }