News That Matters

Skenderaj me mungesë të pediatreve

25/12/2021 20:33

Gjatë periudhës kur vendi po përballet me gripin sezonal, shërbimi pediatrik në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj u përball me numër të madh të pacientëve dhe me mungesë të mjekëve.

Madje brenda një dite numri i vizitave pediatrike e kaloi shifrën prej 170 sosh, ani pse në këtë shërbim janë vetëm dy pediatër.

Pos në këtë sektor, mungesë mjekësh ka edhe në të tjera shërbime, ku aktualisht janë vetëm 13 mjekë dhe të hënën pritet të shërbejë edhe një mjek i ri.

Mirëpo në këtë kohë dimri dhe gripi, ky institucion shëndetësor ka telashe me ngrohje, njofton Klankosova.tv

Sipas u.d të Drejtorit të QKMF-së Agron Mehmeti, shkak është se sistemi i ngrohjes i takon objektit të vjetër dhe se nuk është i mjaftueshëm për këtë të riun.

I njëjti thotë se qeveria e re lokale ka dhënë premtim se do ta zgjedhin këtë sa më parë.

div.meta-author { display:none; }