News That Matters

Skënderaj: Burri dyshohet se dhunoi një vajzë në shtëpinë e tij, lirohet

02/11/2021 11:02

Policia në Skenderaj ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se në shtëpinë e ti, ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit palët pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Dhunim”.

“DHUNIM-Skenderaj 01.11.2021 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në shtëpinë e tij kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.

div.meta-author { display:none; }