
06/10/2021 09:52
Kosova e ka fituar pavarësinë e saj, por skandalet që e bëjnë atë ende pjesë të Serbisë ka qenë permanente.
Gjatë ditës së sotme, UEFA ka publikuar logon e EURO 2024 që do të zhvillohet në Gjermani, e gjatë prezantimit Kosova shihet si pjesë e Serbisë, trasmeton Klan Kosova.
Në foto shihet harta e vendosur nga UEFA me të gjitha shtetet që karakterizohen nga ngjyrat kombëtare të secilit, teksa ajo e Kosovës dhe e Serbisë është e njëjtë.
