News That Matters

S’ka vend për panik, KFOR-i vazhdon trajnime speciale për kriza

07/03/2022 19:15
Misioni paqeruajtës i Aleancës Veri-atlantike në Kosovë, KFOR po vazhdon trajnimet speciale për kriza.

Përmes një njoftimi, KFOR ka bërë të ditur se toga austriake ka praktikuar reagimin e shpejtë të skenarëve të ndryshëm në situata të krizës.

Postimi i plotë:

Forca e Reagimit të Shpejtë (QRF) “STORM” është një forcë e reagimit të shpejtë që sigurohet nga një togë e Komandës Rajonale Perëndimore.

Toga austriake 🇦🇹 QRF praktikoi një reagim të shpejtë ndaj skenarëve të ndryshëm të situatave të krizës gjatë stërvitjes së tyre.

div.meta-author { display:none; }