
22/06/2022. 21:46
Sinjale pozitive kanë ardhur nga Holanda në prag të Samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Deputetja holandeze dhe njërit anëtarja e Këshillit Europian për Marrëdhënie të Jashtme, Kati Piri, ka thënë se Holanda po ndryshon qëndrime pas disa vitesh veto për zgjerimin e BE-së.
Ajo ka thënë se disponimi në parlament po ndryshon dhe se janë të gatshëm të rishikojnë liberalizimin e vizave për Kosovën.
Shkrimi i Kati Pirit në Twitter:
Pas vitesh veto holandeze për zgjerimin e BE-së, disponimi po ndryshon në parlament :
– të mbështesë kandidaturën në BE të Ukrainës dhe Moldavisë
– të përkushtuar për kandidimin e Gjeorgjisë, pasi të plotësohen kushtet;
– të gatshëm të rishikojnë liberalizimin e vizave për Kosovën;
– mbështetja për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.