
19/09/2021 11:37
Sindikata e Policisë së Kosovës ka filluar dje puntorinë “Sigurimi shëndetësor, aksidental dhe jetësor – kur do të jetësohet?”.
Kjo punëtori po organizohet nga Sindikata e Policisë së Kosovës dhe fondacioni “Friedrich erbert Stiftung” në partneritet me sindikatën dhe shoqërinë civile.
Përkundër që ligji për Sigurime Shëndetësore është aprovuar në vitin 2014 në Kuvendin e Kosovës, ai ende nuk është në zbatim.
Policia e Kosovës nuk ka sigurim shëndetësor, aksidental dhe jetësor, po ashtu nuk është rregulluar me ligj pensionimi i parakohshëm si dhe ai invalidor. Me gjithë premtimet, asnjë qeveri deri më tani nuk e ka jetësuar këtë ligj