News That Matters

Sindikata e Policisë: Gjendja shëndetësore e policëve të lënduar në veri është e mirë

Gjendja shëndetësore e policëve të lënduar, një ditë më parë, është e mirë dhe pa ndonjë rrezik për jetë, ka njoftuar Sindikata e Policisë së Kosovës.

Kjo sindikatë ka bërë të ditur se kryetari i saj, Imer Zeqiri, i shoqëruar nga Kryetari i Shoqatës Sindikale të DRP Mitrovicës së Jugut, Avni Tahiri, ka vizituar Kampin e Njësive të Specializuara Policore në Belvedere.

“Aty ka takuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha me stafin e tij menaxhues, Ministrin e MPB-së, Xhelal Sveçla me bashkëpunëtorët e tij, Drejtoreshën e DRP-së të Mitrovicës së Jugut Kolonel Afërdita Mikullovci, Zëvendës Drejtorin e DRP-së të Mitrovicës së Veriut Nënkolonel Veton Elshani dhe Komandatin e NJSO-së Major Amir Gërguri.

Gjatë këti takimi Kryetari i Sindikatës u informua se gjendja shëndetësore e policëve të lënduar, një ditë më parë, është e mirë dhe pa ndonjë rrezik për jetë.

Po ashtu u informua se sot gjendja është e qetë dhe pa asnjë incident, kurse Policia e Kosovës janë duke i kryer detyrat e tyre me profesionalizëm të lartë sipas autorizimeve ligjire dhe kushtetuese.

Sa u përket kushteve, u tha se policia janë të kompletuar me të gjitha pajisjet dhe mjetet e nevojshme logjistike për kryerjen e detyrave zyrtare.
Në këtë takim, me Ministrin e MPB-së z. Xhelal Sveçla u diskutua edhe për mosekzekutimin e shtesave për rrezikshmëri dhe kërkesat e tjera nga Sindikata, ai tha se është duke u punuar për të gjitha por pa caktuar ndonjë afat kohor, por deklaroj se është shumë i vendosur që të bëjë më të mirën e mundshme për policinë.

Kryetari i Sindikatës ka vizituar edhe Drejtorinë Rajonale dhe Stacionin Policor të Jugut të Mitrovicës ku ka takuar zyrtarët policorë dhe eprorë nga të cilët është njoftuar drejtëpërdrejt për kushtet dhe kërkesat e tyre siq janë: shtesat për rrezikshmëri, sigurimi shëndetësor, Ligji për pensionim si dhe kërkesa tjera të njohura për të gjithë”, është shkruar në njoftim.

Përkundër kërkesave, vullneti dhe morali i policëve dhe eprorëve ishte në nivelin më të lartë sa i përket kryerjes së detyrave zyrtare në mbrojtje të rendit, ligjit e kushtetushmërisë së vendit.

div.meta-author { display:none; }