News That Matters

Silva pritet të zgjatë kontratën me Chelsean

22\12\2021 15:49

Thiago Silva pritet të zgjatë kontratën me Chelsean, pas formës së shkëlqyeshme që është duke e kaluar në “Stamford Brigde”.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano zgjatja e kontratës së Silvas me Chelsean nuk është në dyshim. Kanë mbetur të nënshkruhen vetëm dokumentet mes dy palëve në javët e ardhshme.

Ai pritet të nënshkruajë kontratë të re deri në vitin 2023.

Teksa rreth situatës së rinovimit të kontratës së Rudigerit nuk ka progres. Nuk ka asnjë marrëveshje me Chelsean, ndërsa Real Madridi është duke shikuar që të përfitojë.

div.meta-author { display:none; }