
06/10/2021 11:22
Çrregullimet e lidhura me ankthin ose depresionin, janë një nga çrregullimet më të zakonshme mendore në botë.
Studimet tregojnë se njerëzit që kanë çrregullime të mëdha depresive dhe çrregullime të ankthit ndajnë të njëjtët faktorë gjenetikë dhe neurobiologjikë.
Shpesh të dy këto çrregullime ndodhin së bashku, gjysma e atyre me depresion kanë edhe ankth.
Gjinia luan gjithashtu rol, kjo sepse gratë janë më të rrezikuara se burrat.
Depresioni
Depresioni përshkruhet si një gjendje shpirtërore rraskapitëse. Një ndjesi e vazhdueshme trishtimi, zbrazëtie, vetëbesim i ulët, apati, që mund të zgjasë deri në dy javë ose edhe me vite.
Depresioni prek zona të trurit që kërkojnë kënaqësi dhe lumturi, kështu që privimi i një funksioni të tillë e bën të vështirë gjetjen e këtyre ndjesive.
Ankthi
Megjithëse shumë njerëz vuajnë nga çrregullimi i përgjithshëm i ankthit, ekzistojnë lloje specifike të ankthit.
Lloji më i zakonshëm është ankthi social. Ankthi social është ndjenja e shqetësimit ose frikës në ndërveprimet shoqërore.
Aktivitetet shoqërore mund të shkaktojnë ankth, kështu që shumë njerëz e shmangin këtë bashkëveprim.