News That Matters

“Shtyrja e zgjedhjeve”, Osmani fton partitë të hënën për diskutime

11/09/2021 09:06

Presidentja Vjosa Osmani ka ftuar partitë politike për një takim konsultativ për të hënën.

Ftesa lidhet siç thuhet “për të diskutuar opinionin profesional dhe rekomandimin e Task Forcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend”.

“Takimi konsultativ do të mbahet të hënën, më 13 shtator 2021, në orën 17:00, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Kjo është një pjesë e ftesës që ka qarkulluar në mbrëmje nëpër media

div.meta-author { display:none; }