News That Matters

Shtyhet seanca e Kuvendit, si shkak i mungesës së deputetëve të pozitës

Ishte planifikuar të fillon në orën 11.00 seanca plenare, por ajo u shtye deri në orën 13.00. Seanca u shtye si shkak i mungesës së disa deputetëve të pozitës, raporton Gazeta Sinjali.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca tha se disa deputetë të mazhorancës janë në intervistimin e antarëve të KGJK-së në Komisioni për Legjislacion.

Ai kërkoi që seanca të shtyhet për në orën 13.00, pasi që është një problem gjë e cila u kundërshuar nga opozita.

“Meqenëse e kemi një votim në rend të ditës e i cili nuk u votua në seancën e fundit nga opozita, kërkoj përcaktimin e grupeve parlamentare, por edhe nëse nuk e përkrahin, shtyhet seanca deri në orën 13.00, sepse mazhoranca premton se i ka votat”, tha Konjufca . 

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri kërkoi vazhdimin e seancës. Ai tha se nuk do të marrin pjesë në votimin për masat e Qeverisë për energjinë.

Edhe Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së kërkoi vazhdimin e seancës e jo shtyerje. Sipas tij është çështje e gabueshme kjo situatë. 

Po ashtu edhe Besnik Tahiri shef i Grupit Parlamentar të AAK-së , tha se nuk duhet të shtyhet seanca, por të vazhdoi diskutimi.

Derisa kryeparlamentari vendosi që seanca plenare të shtyhet deri në orën 13.00.

div.meta-author { display:none; }