News That Matters

Shtyhet për rreth një orë finalja Trepça – Ylli

26\05\2022 20:40

Është shtyrë për rreth një orë finalja e dytë në mes të Trepçës dhe Golden Eagle Ylli.

Siç mëson Klan Kosova arsyeja e kësaj shtyerje është një defekt që ka pasur autobusi i ekipit nga Suhareka.

Lojtarët e Yllit tani kanë mbërritur në palestrën “Minatori”.

Ndeshja ishte paraparë të nis në ora 20:30, njofton Klan Kosova.

div.meta-author { display:none; }